Site icon Telegrafi

A do të jetë Mbappe ylli i radhës që pasi të nënshkruajë për Real Madrid do a fitojë “Topin e Artë”?

Kylian Mbappe është njeriu i momentit, pasi ka shënuar dy herë në fitoren prej 3-2 të Paris Saint-Germain ndaj Bayern Munchen në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ai kishte shënuar katër gola kundër Barcelonës në raundin e mëparshëm.

Të gjithë e dimë që fituesi i “Topit të Artë” përcaktohet nga mbrëmje si këto, kështu që paraqitjet e Kylian Mbappe në skenën më të madhe të Evropës e kanë bërë atë një favori për çmimin e vitit 2021.

Nëse ai mund të drejtojë PSG edhe më tej në këtë turne, dhe të luajë për Francën edhe në Kampionatin Evropian të kësaj vere, atëherë Mbappe duhet të jetë favorit kryesor për çmimin.

Organizatorët, France Football, do të dëshironin të kishin një fitues francez, diçka që nuk ka ndodhur që kur Zinedine Zidane ishte lojtari më i mirë në botë në vitin 1998.

“Topi i Artë” i atij viti iu dha Zidanes më 22 dhjetor, dy ditë pasi Mbappe kishte lindur.

Një Top i Artë për PSG-në … apo Real Madridin?

Nëse Mbappe shpërblehet me “Topin e Artë” të vitit 2021, një pikëpyetje e madhe do të jetë se në cilin stadium do ta reklamojë fitoren.

Gazetari Josep Pedrerol raportoi të mërkurën në mbrëmje se ai pret që sulmuesi francez të jetë një lojtar i Real Madridit në sezonin 2021/22.

Ai mund të paraqesë trofeun e artë para një turme në “Santiago Bernabeu” dhe jo në “Parc des Princes”.

Nëse Mbappe bashkohet me Real Madrid këtë verë dhe pastaj vazhdon të fitojë “Topin e Artë”, ai nuk do të jetë i pari që e ka bërë këtë.

Në vitin 2000, Florentino Perez filloi presidencën e tij duke e marr Luis Figo nga Barcelona, kur anësori portugez konsiderohej si lojtari më i mirë në botë.

Votuesit e Topit të Artë ranë dakord dhe Figos iu dha çmimi individual në dhjetor të atij viti, një vit që ai e kishte filluar me fanellën Blaugrana dhe e kishte mbyllur me atë të Los Blanocs.

Në 2002, ishte një histori e ngjashme me Ronaldo Nazarion. Ai u bashkua me Real Madridin nga Interi, ku në atë verë kishte shkëlqyer në Kupën e Botës.

Ai gjithashtu e fitoi Topin e Artë për një vit kalendarik në të cilin kishte përfaqësuar dy klube.

Ndodhi përsëri në vitin 2006, kur Fabio Cannavaro u soll në Bernabeu pas suksesit të tij në Kupën e Botës me Italinë, duke u bashkuar nga Juventusi dhe duke u vlerësuar me “Topin e Artë” të atij viti.

Real Madrid gjithashtu ka nënshkruar me lojtarë që përfunduan në podiumin e “Topit të Artë” në vitin e kaluara. Raymond Kopa doli i treti pasi u transferua nga Reims në Real Madrid në vitin 1956. Cristiano Ronaldo përfundoi i dyti pas transferimit të tij në vitin 2009 nga Manchester United .

Mbappe me siguri do të jetë në podiumin e “Topit të Artë” të këtij viti dhe ka një shans të madh për të fituar çmimin. Por, a do ta bëjë ai si një lojtar i Real Madrid? /Telegrafi/

Exit mobile version