Telegrafi

A do të jetë i gatshëm Salah për kampionatin botëror? Egjiptiani rrezikonin seriozisht pjesëmarrjen në Rusia 2018

KIEV, UKRAINE - MAY 26: Cristiano Ronaldo of Real Madrid consoles Mohamed Salah of Liverpool as he leaves the pitch injured during the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Mohamed Salah u lëndua në finalen e Ligës së Kampionëve.

Në një ndeshje ku pritej shkëlqimi i tij, Salah u detyrua ta lëshoj fushën vetëm pas 31 minutave qëndrim në stadiumin e Kievit.

Pas një dueli me Sergio Ramosin për top, egjiptiani ka nxjerrë krahun dhe nuk mundi ta vazhdoj ndeshjen.

Gjiganti televiziv anglez, BBC ka dhënë një lajm të tmerrshëm pasi ka konstatuar se Salah nuk do të jetë në kampionatin botëror.

Salah duke lëshuar fushën me lot në sy (Getty Images)

Gjithnjë sipas BBC, Liverpool ka dhënë diagnozën e parë që është se Salah ka nxjerrë krahun e djathtë.

Raportet e para tregojnë se Salah rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror me Egjiptin.

Një gjë e tillë do të ishte humbje e madhe për futbollin pasi në një Kupë të Botës të mungonte njëri nga futbollistët më të mirë do të ishte mëkat.

Lajmin se lëndimi është serioz e dha pas ndeshjes edhe trajneri i The Reds, Jurgen Klopp.

Kampionati botëror Rusia 2018 do të fillojë pas tri javëve. /Telegrafi/