Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka folur para ndeshjes kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
Spanjolli ka thënë se të jesh kapiten i Barcës është diçka e mrekullueshme dhe se ata luajnë si ekip.
“Të jesh kapiten i Barcelonës është një përgjegjësi e mrekullueshme”, ka thënë Iniesta para ndeshjes ndaj Arsenalit.
“Ne luajmë si ekip, secila në mënyrën e tij, që nga portieri deri te lojtari i tij i fundit. Në fushë unë gjithmonë përpiqem të kuptoj se çfarë po ndodh brenda saj, kjo është një nga armët e mia”, ka shtuar Iniesta. /Telegrafi/