Telegrafi

“Do të jem pishman gjithë jetën që nuk e bëra këtë në ndeshjen me Serbinë”

Me theks të veçantë, Edi Rama ka folur edhe për përzgjedhësin Gianni De Biasi dhe kapitenin Lorik Cana.

Rama, ka përmendur një rast interesant të ndeshjes me Serbinë.

“Jam pishman që nuk e nxora telefonin për të xhiruar fjalimin tënd pas ndeshjes me Serbinë”.

“Arkiva e futbollit shqiptar nuk do ta ketë kurrë atë moment të jashtëzakonshëm, ato fjalë të thëna me lot në sy. Ishte një fjalim që nisi ringritjen për kualifikimin historik në Francë”, deklaroi Rama.

“I nderuar kapiten, ai karton i kuq të mori shansin të luaje me Shqipërinë tënde në stadiumin tënd në Marseille, por ti tregove lidershipin me sjelljen jashtë fushe, një kapiten i vërtetë me zemër të madhe”, shtoi Rama.