Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores për Portugalinë në fitoren e tyre 2-1 ndaj Kroacisë javën e kaluar, por legjenda u ul në stol për ndeshjen e ardhshme të Portugalisë kundër Skocisë.
Ronaldo megjithatë u tregua sërish vendimtar, pasi u fut në fushë nga banka rezervë dhe shënoi golin e fitores për Portugalinë.
Kësisoj CR7 po tregon se ende është një futbollist i rëndësishëm për portugezët, madje duke shënuar dy gola dhe duke i dhuruar gjashtë pikë në dy ndeshjet e para.
Pas ndeshjes ikona portugeze ka thënë se kur ta ndjej që nuk është i rëndësishëm për kombëtaren e tij do të jetë i pari që do të largohet.
“Kur të ndiej se nuk jam lojtar më i rëndësishëm, do të jem i pari që do të largohem nga skuadra pa asnjë problem”.
“Jam ende i motivuar. Ambicia ime është shumë e lartë, dua të jem në Kupën e Botës dhe në Euro”, ka deklaruar Ronaldo. /Telegrafi/