Telegrafi

“Do të jem këtu për Osvaldon”, De Rossi i gatshëm ta ndihmoj ‘vëllain’ e tij pas luftës me depresionin

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi, është gati të ndihmojë ‘vëllain’ e tij Daniel Osvaldo pasi ish-sulmuesi i Serie A dhe Italisë foli për betejën e tij me depresionin dhe varësitë.

Osvaldo zbuloi betejën e tij me depresionin dhe varësinë në një video emocionale të publikuar në Instagram të enjten dhe De Rossi foli shkurtimisht për të pas humbjes 1-0 kundër Brighton.

“Do të flas me Danin sepse Dani është vëlla për mua. Ne folëm dy ditë më parë, pas ndeshjes me Fiorentinën, i dërguam njëri-tjetrit foto të disa ndeshjeve Fiorentina-Roma nga e kaluara”, ka thënë fillimisht De Rossi në konferencë.

Lexo po ashtu “Jetoj i mbyllur në shtëpi, nuk njoh më veten”, ish-sulmuesi i njohur flet për depresionin që po kalon

“Ne kemi një marrëdhënie kaq intime saqë do të preferoja të mos them asgjë, veçanërisht sepse nuk dija gjithçka”.

“Nga ana ime, mund të them se do të jem përgjithmonë këtu për të, si kur ishim bashkëlojtarë, siç bëri ai për mua kur shkova në Argjentinë. Nëse ai dëshiron, unë do të jem këtu për të”, përfundoi trajneri i Romës.

De Rossi dhe Osvaldo kaluan dy sezone në Olimpico dhe ish-sulmuesi e ndihmoi mesfushorin kur fituesi i Kupës së Botës me Italinë u transferua në Argjentinë për të luajtur për Boca Juniors në muajt e fundit të karrierës së tij si lojtar.

Osvaldo shënoi 41 gola në 124 ndeshje të Serie A, duke bërë debutimin e tij për kombëtaren e Italisë në tetor 2011. Ai shënoi dy herë në 14 paraqitje me Azurrët.

Roma u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Evropës të enjten, pavarësisht humbjes 1-0 kundër Brighton. Giallorossët kishin siguruar një fitore 4-0 në Olimpico në ndeshjen e parë, kështu që ata mundën skuadrën e Roberto De Zerbi 4-1 në total. /Telegrafi/