Telegrafi

“Do të japim shpirtin ndaj Italisë që t’i gëzojmë tifozët”, Asani deklarohet pas fitores ndaj Lihtenshtajnit

Shqipëria fitoi me rezultat bindës 3-0 në miqësoren ndaj Lihtenshtajnit e cila u zhvillua në Hungari. Në mesin e golashënuesve ishte edhe Jasir Asani, i cili realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për të dyfishuar epërsinë e Shqipërisë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Jasani tha se Shqipëria do të udhëtojë në Gjermani me mentalitet fituesi.

“Kam luajtur disa vite në Hungari, jam ndjerë shumë mirë. Kur klubi nuk më ndihmon dot, duhet të marrë maksimumin tani. Me ka ndihmuar shumë stafi dhe drejtorit. Pavarësisht se nuk kam pasur minuta, kam bërë stërvitje shumë, për të qenë në formë të mirë, sepse na pret një rrugëtim i gjatë dhe i fortë”.

“Çdo ndeshje është e vështirë, si miqësore, si kualifikuese. Ne futemi për të dhënë maksimumin. Duhet të shkojmë drejt Gjermanisë me mentalitet fituesi”, ka thënë fillimisht Asani.

“Nuk e di për goditjet e dënimit, kush do i gjuajë, do të vendosë stafi. Nga një goditje standarde ta fitojmë ndeshjen. Çdo lojtar ka dëshirë të shënojë gol. Jemi një familje e madhe, do të jemi kështu gjithmonë”.

Lexo po ashtu Shqipëria kalon “testin” e parë para Euro 2024 – mposht bindshëm Lihtenshtajnin

“Na pret një rrugëtim i madh në Gjermani. Me këtë grup, po përgatitemi shumë, jemi një grup shumë i fortë. Do bëjmë gjëra të mira”.

Tutje, Asani tha se do të japin maksimumi nga vetja që të marrin tri pikët në ndeshjen hapëse ndaj Italisë.

“Kundër Italisë një ndeshje shumë e madhe. Si me Brojën, Dakun apo Manajn, do të jemi të gjithë një, do të japim maksimumin për këtë fanellë. Do të japim shpirtin që t’i gëzojmë tifozët me një fitore ndaj Italisë”.

“Muçi më falenderoi te goli. Njësoj si me Laçin që bëri gol ndaj Bullgarisë, situatë e ngjashme ishte”, përfundoi futbollisti shqiptar./Telegrafi/