Telegrafi

Të indinjuar me planet e klubit – tifozët e Malagas bëhen viral në internet me ndalimin e turistit si të ishte lojtari i tyre më i ri

Tifozët e Malagës janë bërë viral në rrjetet sociale, duke improvizuar tek një turist si transferimi i tyre i radhës.

Një dekadë më parë, skuadra andaluziane ishte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke humbur nga Borussia Dortmund e Jurgen Klopp.

Malaga dikur kishte në ekip emra të mëdhenj si Santi Cazorla, Isco dhe Ruud van Nistelrooy ndërsa tani luajnë në nivelin e tretë të futbollit spanjoll.

Ata kishin tre trajnerë të ndryshëm sezonin e kaluar dhe u ranë nga La Liga 2 pasi përfunduan në vendin e 20-të, raporton AS.

Ata do të jenë në të njëjtën ligë me skuadrën B të Atletico Madridit këtë sezon dhe duke qenë se nuk është një kohë e mirë për të qenë tifoz i Malagas, mbështetësit vendosën të argëtohen pak kohët e fundit.

Pamjet janë bërë virale duke treguar një pjesë të fansave që përshëndesin një turist të rastësishëm në aeroport, duke pretenduar se ai ishte nënshkrimi i tyre i radhës.

Djali kishte një shall të vendosur rreth qafës së tij, me një roje sigurie të improvizuar që e kalonte mes turmës ndërsa ai firmoste autografe dhe mbante një fanellë me numër 69 të vizatuar mbi të.

Duket sikur ai nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte, por ai e bëri atë në mënyrë të shkëlqyer në disa skena mjaft fantastike.

Ironikisht, Malaga në fakt ka nënshkruar me dhjetë lojtarë në afatin aktual të transferimeve, por secili ka qenë transferim i lirë. /Telegrafi/