Site icon Telegrafi

Të hyrat qeveritare 510.5 milionë, shpenzimet 441.9 milionë

Në publikimin “Llogaritë Qeveritare të Kosovës, tremujori i tretë 2017”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bëhet e ditur se të hyrat qeveritare për muajt korrik-shtator 2017 ishin 510.5 milionë euro, ndërsa shpenzimet 441.9 milionë euro, shkruan Telegrafi.

Sipas ASK-së, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 74 për qind të totalit të të hyrave.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me 31 për qind, formimi i kapitalit bruto me 27 për qind, kontributet sociale dhe përfitimet për qind 21 për qind dhe konsumi i ndërmjetëm me 8 për qind”, thuhet në publikimin e ASK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version