Seanca gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit do të vazhdojë ditën e hënë, më 10 dhjetor, me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga pala mbrojtëse.
Ditën e hënë mbrojtja e Mitko Çavkovit ka propozuar dy dëshmitar, mbrojtja e Dushko Llazarov ka propozuar tre dëshmitarë, ndërsa Goran Gjoshevski ka propozuar dy dëshmitar, në mesin e të cilëve edhe Trajko Veljanovskin. Gjyqtarja Kacarska i obligoi të akuzuarit që vetë ato t’i njoftojnë dëshmitarët.
Dëshmitar ka propozuar edhe Abulfeta Emini i cili për dëshmitarë ka zgjedhur liderin e ASH-së, Ziadin Sela./Telegrafi/