Ditën e hënë nëpërmes hedhjes së shortit do të bëhet e ditur renditja e kandidatëve në listën e votuesve për kryetar të komunave, të cilat do të mbahen në tri komuna, Ohër, Dibër dhe Novo Sellë.
Për kryetar të Komunës së Ohrit garojnë pesë kandidat, për Komunën e Dibrës dy kandidatë dhe dy kandidatë do të garojnë për Komunën e Novo Sellës.
Zgjedhjet për kryetar në këto tre komuna janë caktuar më 21 prill, së bashku me zgjedhjet presidenciale./Telegrafi/