Site icon Telegrafi

Vallandovë, të hënën do të diskutohet për mbajtjen e referendumit kundër xeheroreve

Për ditën e hënë është planifikuar seanca e Këshillit të Komunës së Vallandovës në të cilën do të diskutohet për sjelljen e vendimint për mbajtjen e referendumit për xeheroren Kazandoll, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seancën e kanë planifikuar këshilltarët pasi kryetarja e Këshillit, Jasmina Seçkova, pas 15 ditëve tha se nuk ka ndër mend të thirrë seancë për diskutim rreth referendumit kundër xeheroreve.

Këshilltari Bllagoj Tashev deklaroi se ka informuar pushtetin komunal që të sigurohet avokat, nënpunës, por edhe të shpërndahen materialet për të gjithë 15 anëtarët e Këshillit të Komunës së Vallandovës.

Ai është i bindur se do të kenë shumicë në seancën e ditës së hëhë dhe se vendimi për mbajtjen e referendumit do të nënshkruhet./Telegrafi/

Exit mobile version