Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, 24 prej tyre me persona të lënduar kurse 31 me dëme materiale.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 113 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, kurse 796 tiketa janë shqiptuar për personat që nuk kanë respektuar masat antiCOVID, transmeton Telegrafi.
Policia njofton se në 24 orët e fundit janë arrestuar edhe 36 persona, ku 27 prej tyre janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe 4 në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/