Telegrafi

Të hënën policia arrestoi 16 persona, ata nuk respektuan orarin e tyre të lëvizjes

Ditën e hënë, Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona të cilët nuk e kanë respektuar orarin e tyre të lëvizjes.

Policia bën të ditur se në Mitrovicë ka arrestuar 8 persona, në Gjakovë 6 dhe në Prizren 2. Disa prej personave të arrestuar janë dërguar në mbajtje e disa janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, aktualisht qytetarët kanë të drejtë të dalin dy herë në ditë nga dy orë, paradite dhe pasdite. Koha kur kanë të drejtë të lëvizin është e përcaktuar në bazë të shifrës së fundit të numrit personal.

Ndërsa, kufizimi i lëvizjes pritet të largohet nga dita e enjte./Telegrafi/