Telegrafi

Të hënën një punëtor ka rënë nga kati i katërt i Kuvendit komunal të Gjakovës

Një punëtor ndërtimi, 26 vjeçar ka marr lëndime të rënda trupore pasi të hënën rreth orës 14:00 ka rënë nga kati i katërt, nga ndërtesa e Kuvendit Komunal në Gjakovë ku janë duke u kryer disa punime.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Sipas tij, 26 vjeçari për shkak të lëndimeve të rënda trupore është dërguar për tretman mjëksor në QKUK.

“Punëtori 26 vjeçar i cili ka qenë duke punuar në ndërtesën e Kuvendit Komunal në Gjakovë ka rënë nga një lartësi prej 12 metra, kati i katërt konkretisht në zonën e ashensorit. Ka marr lëndime të rënda trupore dhe në fillim është dërguar në spitalin ‘Isa Grezda’, e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK ku edhe po trajtohet”, ka thënë ai.

Gjurkaj po ashtu tha se mbrëmë pronari i kompanisë së ndërtimit është ndaluar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është në stacion prej 48 orësh. /Telegrafi/