Telegrafi

Të hënën nis edicioni i 11-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë

Ceremonia zyrtare e hapjes së GEW 2023 mbahet në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (Universiteti i Prishtinës), nga ora 10:00, me prezencën e Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, Uranik Begu – nikoqir i GEW për Kosovë, Jonas Westerlund, Ambasador i Suedisë në Kosovë, shefi i EBRD,  Sergiy Maslichenko, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane,  Arian Zeka dhe znj. Frosina Islami – Coca Cola HBC Kosova.

Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW) është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës, politikë-bërës dhe akterë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin. GEW filloi si lëvizje më 2007 me nismë të Kauffman Foundation dhe Administratës së Presidentit Barack Obama, në kohën e krizës globale ekonomike.

Kalendarin e aktiviteteve që organizohen në Kosovë prej 13-19 Nëntor e gjeni KËTU.

Në ditën e hapjes së GEW, më 13 Nëntor, nga ora 16:00 në Prishtinë (ICK) do të qëndrojnë 13 kompani të ICT nga Tajvani, të cilët e vizitojnë Kosovën me qëllim të gjetjes së bashkëpunimeve me kompani vendore dhe mundësive për investime në sektore të ndryshme.

Telegrafi.com është partner medial i GEW që nga viti 2013. Partnerët dhe mbështetësit tjerë të javës përfshijnë: