Telegrafi

Të hënën lansohet bashkëpunimi i MC Kreshës me Offchestra

 

Offchestra dhe MC Kresha të hënën do ta publikojnë këngën e tyre të re.

Kënga titullohet “Jena pa” dhe do të vijë e kompletuar edhe nga ana vizuale.

“Nesër ora 17:00. MC Kresha & Offchestra, ‘Jena pa’”, shkruan në një njoftim në rrjetet sociale.

Më herët kemi raportuar se kënga do të jetë e zhanrit ‘reggae’.

Për më shumë është thënë se muzika është incizuar me instrumente ‘live’ dhe se miksimi është bërë në Britani të Madhe.

Produksioni Imagine Films e ka realizuar videoklipin e kësaj kënge.

Në ndërkohë, MC Kresha vazhdon me projektet e tij me Lyrical Son dhe Pint, derisa edhe Offchestra do të vijë me këngë të reja.

Më poshtë mund t’i shikoni disa fragmente të këngës dhe pjesë nga videoja muzikore. /Telegrafi/