Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar të gjithë sportdashësit në lidhje me ndeshjen e ardhshme të Përfaqësueses së Kosovës U-21 ndaj Turqisë.
Kosova është nikoqire e Turqisë në ndeshjen e dytë të tyre në kuadër të Grupit 3 për kualifikime në Euro 2021.
Kjo përballje është e paraparë të zhvillohet më datë 11 qershor në stadiumin e qytetit në Prishtinë “Fadil Vokrri”.
FFK ka njoftuar të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2021 do të dalin në shitje nesër (e hënë) në orën 9:00.
Biletat për këtë ndeshje do të shiten në dy pika të IPKO-s:
Prishtinë: Rr. “Perandori Justinian”, në Pejton
Prizren: Rr. “Rezmi Ademaj”
Çmimi i biletave është si vijon:
Lindje 3 euro
Perëndim 3 euro
VIP 5 euro
/Telegrafi/