Këngëtarja dhe modelja e njohur po shijon ende suksesin e projektit të saj më të fundit “Shlif”.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Taraku shquhet për paraqitjet e saj provokuese, ndërsa një të tillë e ka bërë në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram.
Mbishkrimi që ajo ia ka lënë fotografisë është mjaft dyshues.
“Të fal” ka shkruar Taraku përbri imazhit, ndërsa fansat kanë aluduar personin, të cilit mund t’ia ketë adresuar këtë mesazh.
Jeta e saj prviate ka qenë mjaft hermetike, ndërsa nuk është folur ndonjëherë në media për një lidhje ose shoqëri të dështuar të saj me ndonjë person. /Telegrafi/