Një person është plagosur në orët e pasdites në lagjen “Hani i Dilit” në Prishtinë.
Jo zyrtarisht Kohavisioni mëson se personat të cilët janë gjuajtur me armë, kanë qenë familjarë, respektivisht dorasi ka shtirë mbi djalin e axhës së tij.
Motivet e kësaj ngjarje sipas informatave jozyrtare tregojnë se këta kanë pasur konflikt interesi mes tyre.
Vetura e tipit BMW, e parkuar në trotuar, siç mund ta shihni në pamje, ka qenë mollë sherri.
Ajo i përket personit që është plagosur, pasi që siç thanë dëshmitarët, ka këmbëngulur të mos e largojë veturën nga prona e djalit axhës së tij të cilën e kishte shitur vetë para disa kohe.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po zhvillon hetimet.