Në shtëpinë e Big Broher Vip Kosova 3 ra gongu paralajmërues që alarmoi të gjithë banorët.
E ky gong pati të bëj me ofendimet e Drilon Ramës dhe Eduart Kuqit kundrejt Sara Kolamit.
Aktorja pranoi të dëgjonte se çfarë kishin thënë dyshja, në këmbim të dhjetë mijë eurove, që i zbriten çmimit të madh.
Të gjithë konkurrentët u tronditën dhe nuk mund të besonin se çfarë thanë dyshja e këtij formati.
Ndërkohë, biondja sa nuk shpërtheu në lot duke e parë videon, gjersa ngeli totalisht pa fjalë.
Të njëjtit më pas nuk e pranuan këtë, duke thënë se nuk kishte të bënte me ndonjë banore këtu brenda.
Nga e gjithë kjo situatë, Sarës sa nuk i ra të fikët për gjithë këtë që u krijua. /Telegrafi/