Telegrafi

Të gjithë të befasuar me planin e mençur të Klopp për t’ia mohuar golin Eriksenit te gjuajta e lirë (Foto/Video)

Liverpooli fitoi me rezultat 2-0 ndaj Tottenhamit në javën e 25-të në Ligën Premier.

Takimi vazhdon të komentohet për planin taktit të skuadrës së Jurgen Klopp gjatë gjuajtjes së lirë nga Christian Eriksen.

Reds kishin vendosur një lojtar pas murit mbrojtës, e gjitha kjo që mesfushori danez mos të gjuaj ulët dhe të mposhtë Simon Mignoletin.

Kjo gjë është komentuar shumë pas ndeshjes nga tifozët në rrjetet sociale të cilët kanë përshëndetur këtë plan të teknikut gjerman. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Top 10 klubet që kanë shitur më së shumti fanella në vitin 2016