Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni do të mbahen më 11 dhjetor ku qytetarët duhet të vendosin fatin e tyre dhe të vendosin se cila parti do t’i përfaqësoj në qeveri, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Bota dhe mediat e kanë kthyer vëmendjen e tyre në Maqedoni për të ndjekur rregullësinë e zgjedhjeve historike.
Gjithësejt në Maqedoni do të ketë 4706 vëzhgues, 354 përkthyes dhe 60 gazetarë ndërkombëtarë.
Prej 4706 vëzhguesve, 4047 janë të vendit dhe 659 janë të jashtëm./Telegrafi/