Ajo nuk është person që turpërohet me veshjet që vesh në skenë para një numri zëmadh të publikut.
Rita Ora ka qenë në natën e parë të koncerteve të organizuara prej Capital FM të quajtura “Jingle Bell Ball 2017”.
Këngëtarja shqiptare kishte veshur një xhaketë verdhezi, ku po me të ngjyrë i kishte edhe të pantolla të shkurtra dhe një palë çizme e të gjata.
Ajo duket se u kënaq me të pranishmit në koncert sa që disa herë këndoi së bashku me publikun londinez.
Por, në sy ranë edhe disa kilogramë të tepërt të këngëtares 26-vjeçare, për të cilën gjë mori edhe kritika prej fansave se nuk po kujdeset shumë për shëndetin.
Ajo kohë parë solli edhe këngën “Anywhere”, i cili deri më tani është shikuar mbi 31.1 milionë herë në YouTube.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/