Telegrafi

“Të gjithë shtëpia kundër”, Nita Latifi në BBVA : Jam ndjerë vetëm gjatë këtyre ditëve, kam qenë më e ngarkuar emocionalisht

Foto: Facebook

Këngëtarja e njohur, Nita Latifi, është banorja e vetme nga Kosova në Big Brother VIP Albania.

Ajo ka kaluar ditë të shumta brenda dhe ka arritur deri në natën gjysmëfinale të këtij reality show.

Artistja së fundmi ka pasur një përballje thuajse me të gjithë konkurrentët e tjerë të këtij formati.

Foto: Facebook

Në klipin e publikuar në spektaklin e natës së sotme (e shtunë) shihej një përplasje e Nitës me Kristin për shkak të një loje.

Lexo po ashtu Nata gjysmëfinale e Big Brother VIP Albania - Salsano Rrapi dhe Rezart Veleshnja vijnë në rolin e opinionistëve

Pas kësaj, ajo u përball edhe me të tjerët duke krijuar edhe disa situata të sikletshme.

Foto: Facebook

E pyetur nga Arbana Osmani nëse këtë kohë është ndjerë vetëm, Latifi u përgjigj: “Po”.

“Është e vërtetë se jam ndjerë shumë vetëm gjatë këtyre ditëve. Jam munduar shumë herë që ta mbuloj. Situatat që u lidhën filloi prej një lojës prej Kristit”, u shpreh ajo.

Foto: Facebook

“U Ndjeva keq. Ishte një shpërthim i disa rasteve tjera që kanë ndodhur në shtëpi. Kam pasur emocione më shumë kohëve të fundit. Akumulim i emocioneve”, vazhdoi tutje biondja.

Për shumë nga banorët e tjerë u konsiderua si rast për të marrë vëmendje për shkak të etheve për finalistin e radhës. /Telegrafi/

Foto: Facebook