Telegrafi

Të gjithë po shkruajnë për magjinë e Messit, por lëvizja e zgjuar e ‘murit’ nga ky kënd është mbresëlënës

Lionel Messi shënoi një goditje dënimi të shkëlqyer për t’i dhënë Argjentinës fitoren ndaj Ekuadorit në fillimin e kualifikimeve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës dhe muri i gjallë luajti një rol të madh në këtë gol.

Vetëm vitet e fundit, pasi u ndryshuan rregullat e futbollit, muri i gjallë shtesë filloi të luante një rol të rëndësishëm në goditjet e lira të skuadrave të tyre.

Përveç murit klasik të gjallë të formuar nga mbrojtësit kundërshtarë, skuadrat që marrin goditjet e lira tani vendosin në masë të madhe disa nga lojtarët e tyre për të bllokuar pamjen e portierit.

Lexo po ashtu Messi me supergol nga goditja e lirë i jep fitoren Argjentinës ndaj Ekuadorit

Gjithë gjenialitetin e këtij fenomeni e pamë në golin e Messit për fitoren e Argjentinës ndaj Ekuadorit në ndeshjen e luajtur mbrëmë.

Portieri nuk kishte asnjë shans pikërisht për shkak të atij muri të gjallë shtesë nga lojtarët argjentinas.

Lexo po ashtu Messi trullos Caicedon, e 'zhvlerëson' duke e dribluar 130 milionë euroshin e Chelseat

Rëndësia e tre lojtarëve të Argjentinës në mur u tregua e pabesueshme. Ata lëvizën para goditjes së Messit dhe bllokuan pamjen e portierit dhe kjo duket qartë në videon nga tribuna.

Kur portieri e pa topin, filloi të reagojë, por atëherë ishte tepër vonë. Topi përfundoi në rrjetë dhe Messi i solli fitoren skuadrës së tij. /Telegrafi/