Telegrafi

Të gjithë po qeshin me Bruno Fernandesin, ylli i Man Utd u përpoq të shënonte golin e barazimit duke mos respektuar ‘fair-play’

Manchester United u eliminua nga Carabao Cup nga West Ham të mërkurën në mbrëmje pas humbjes 1-0 në shtëpi, por një rast i Bruno Fernandesit ka fituar gjithë vëmendjen.

Tre ditë më parë, United mundi West Ham në një ndeshje dramatike në Ligën Premier League, por skuadra e David Moyes arriti të hakmerrej në Old Trafford.

West Ham kaloi në avantazh në 10 minutat e para përmes Manuel Lanzini dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar dhe i fitores 1-0 për londinezët.

Lexo po ashtu West Hami eliminon Manchester Unitedin nga Kupa EFL

Unitedi provoi gjithçka për t’u rikthyer në lojë dhe në pjesën e dytë inkuadruan disa nga lojtarët kryesor për të tentuar barazimin.

Njëri nga ta padyshim se ishte edhe Bruno Fernandes, por pa pasur sukses t’i ndryshojnë shifrat.

 

Në fakt, ylli portugez gjeti golin, por ai nuk u pranua pasi u bë në mënyrë të parregullt.

Në minutën e katërt shtesë, gjyqtari lëshoi ‘topin e diskutueshëm’ në tokë për lojtarët e West Hamit, por Bruno e mori vet dhe filloi marshin i papenguar drejt portës duke shënuar edhe golin.

 

 

Sigurisht që ky gol nuk u pranua nga gjyqtari pasi topi i takonte mysafirëve dhe Bruno protestoi në shenj revolte.

Ky moment i portugezit është bërë viral në rrjetet sociale dhe shumë po qeshin sesi ylli i Unitedit nuk e respektoi ‘fair-playin’. /Telegrafi/