Telegrafi

Të gjithë po pyesin se për Alonso piu birrë nga atletet e Tuchel – gjermani tregon se çfarë fshihet pas tyre

Marcos ALonso ka pushtuar rrjetet sociale me veprimin që bëri pas finales së Ligës së Kampionëve.

Chelsea fitoi 1-0 ndaj Manchester Cityt në finalen e garës më të madhe për klube në Evropë, fal golit të Kai Havertz.

Më pas filloi festa e bluve, që ishte disi e pazakontë, sidomos në rastin e Alonsos.

Lexo po ashtu Analizë fantastike se si Tuchel taktikisht e mposhti Guardiolën në finalen e Ligës së Kampionëve

Spanjolli kishte marrë ateletet e trajnerit Thomas Tuchel dhe i kishte mbushur me birrë, duke pirë më pas nga ato.

Gjermani ka treguar historinë e atleteve dhe se përse Alonso e bëri atë veprim.

Lexo po ashtu As tentimi për të fituar minuta nuk i shkon Kantes – veprimi i tij shkakton të qeshura në rrjetet sociale

“Kam harruar që i kisha këto atlete në Paris dhe dhashë një premtim se do t’i vishja këto atlete kur të arrinim në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka zbuluar Tuchel.

“Ato ishin një dhuratë nga presidenti i PSG. Unë i premtova stafit tim se do t’i vishja kur të shkonim në finale, por unë nuk i vura dhe humbëm. Kështu që unë i vura ato sot dhe funksionoi”.

Lexo po ashtu De Bruyne konfirmon shkallën e lëndimit që pësoi nga dueli me Rudiger - belgu nuk shpëtoi aq lehtë sa dukej

“Më pas ajo u mbush shpejt me birrë nga një shishe dhe Marcos Alonso piu prej saj”, përfundoi strategu i bluve. /Telegrafi/