Telegrafi

Të gjithë po pyesin se çfarë i tha James Maddison, Salahut – me egjiptianin që e humbi penalltinë

E marta ishte një natë për t’u harruar për Liverpoolin dhe në veçanti për Mohamed Salah, pasi humbën 1-0 nga Leicester City.

Ademola Lookman ishte heroi i Dhelprave me një gol në minutën e 59-të për të mposhtur vizitorët në stadiumin King Power.

Megjithatë, gjërat mund të kishin qenë shumë të ndryshme për Reds nëse Salah do të kishte shënuar nga penalltia.

The Reds fituan një penallti në minutën e 16-të, derisa egjiptiani po bëhej gati që ta ekzekutonte atë.

Në një moment, James Maddison iu afrua Salahut dhe i tha diçka, derisa kjo krijoi një situatë tejet të komentueshme në rrjetet sociale.

Egjiptiani më pas nuk ia doli të mposhte Kasper Schmeichel, që ia doli të priste goditjen e tij. /Telegrafi/