Site icon Telegrafi

Të gjithë po flasin për paraqitjen e De Jong në miqësoren ndaj Real Madridit: Holandezi është tjetër nivel

Frenkie de Jong zhvilloi një paraqitje fantastike për Barcelonën në fitoren 3-0 ndaj Real Madridit në miqësoren para-sezonale.

Mesfushori holandez ishte komandën në mesfushën e kataluansëve, duke i bërë lojtarët si Jude Bellingham dhe Eduardo Camavinga të duken të zbehtë në krahasim.

Ai regjistroi disa shifra mbresëlënëse të statistikave në lojë:

Lexo po ashtu Super strategji nga Barcelona: Dembele i shënon Courtoisit gol si në stërvitje

92.5 për qind saktësi pasimi,

100 për qind topa të gjatë të përfunduar (5/5),

100 për qind driblime të përfunduara (3/3),

Lexo po ashtu Real Madridi shtyllat, Barcelona super golat: Katalunasit fitojnë thellë El Clasicon në SHBA

100 për qind duele ajrore të fituara (2/2),

5 ndërprerje të aksioneve, 

Asnjëherë i dribluar.

De Jong ka marrë vlerësime të shumta për paraqitjen e tij të shkëlqyer, pasi fansat reaguan në Twitter.

Lexo po ashtu Xavi flet pas fitores së madhe në El Clasico - ndihet i kënaqur, por kërkon përforcime tjera

Eli Lee ka shkruar: “Nuk po bëja lajthitje kur thashë që Frenkie De Jong është pasuesi më i mirë i topit në futbollin botëror. Njeriu është klas në vete”.

Fer shtoi: “Paraqitje perfekte. Ai është më shumë kundër Madridit se Puyol. Frenkie de Jong, kapiteni i Barçës”.

AndresFC10 potencoi: “Frenkie është më i mirë se çdo mesfushor i Real Madrid për momentin. Fakte”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version