Telegrafi

Të gjithë përpiqen t’a kalojnë sfidën e karriges – të cilën gratë e kalojnë me sukses, ndërsa burrat nuk munden, kjo është arsyeja

Një sfidë e re virale po i shtyen shumë persona t’a provojnë atë, sepse është shumë e thjeshtë, por burrat nuk arrijnë t’a kalojnë, ndërsa gratë po.

Ajo që kërkohet për sfidën është një burrë, një grua dhe një karrige, kaq. Është shumë e thjeshtë, ju largoheni tre këmbë larg nga muri, përkulni kokën drejt murit, ngrini karrigen tuaj në kraharor dhe pastaj ngrihuni, transmeton Telegrafi.

Ndërsa gratë arrijnë ta bëjnë këtë pa probleme, burrat e kanë të vështirë. Ndërsa mund t’ju shqetësojë arsyeja, shpjegimi duket shumë i thjeshtë.

“Për shumicën e grave, qendra e masës është e ulët, rreth ijëve, ndërsa qendra e masës për burrat ndodhet më lart. Kjo do të thotë që, në këtë rast, kur një grua mbështetet mbi një karrige, qendra e masës është mbi këmbët e saj, ndërsa te burrat është mbi stol”, shpjegon Jeremy Johnson, një shkencëtar në blogun Educational Innovations. /Telegrafi/