Klubi londinez, Chelsea ka publikuar një komunikatë në lidhje me konfliktin apo luftën në Ukrainë, ku Rusia ka pretendime të pushtimit.
Chelsea ka qenë njëri nga klubet më të ‘sulmuara’ kohëve të fundit shkaku që klubi është nën pronësi të miliarderit rus, Roman Abramovich.
Abramovich njihet si njeri i afërt me presidentit e Rusisë, Vladimir Putin, dhe autoritetet shtetërore ia kanë ndaluar hyrjen në Britani.
Megjithatë, Abramovich gjatë të shtunës konfirmoi largimin nga pozita e presidentit të Bluve, duke ia lënë në dorë menaxhimin Fondacionit Bamirës tëë Chelset.
Pas largimit të miliarderit rus nga pozita e presidentit, nuk ka vonuar shumë as komunikata zyrtare e klubit londinez, e cila e cilëson si të tmerrshme situatën në Ukrainë, teksa luten për paqe.
“Situata në Ukrainë është e tmerrshme dhe shkatërruese. Mendimet e Chelsea FC janë me të gjithë në Ukrainë”.
“Të gjithë në klub po luten për paqe”, thuhet në komunikatën e publikuar sot (e diel) nga Chelsea. /Telegrafi/
Club statement on the conflict in Ukraine.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 27, 2022