Telegrafi

Të gjithë në Hollywood po ia kthejnë shpinën gruas së Weinstein: Georgina nuk është fajtore, por e pret falimentimi

Brendi i njohur Marchesa dhe pronarja Georgina Chapman ndodhen në krizë serioze.

Nga momenti i plasjes së skandalit seksual të Harvey Weinstein, i cili është akuzuar për përdhunime dhe abuzime seksuale në Hollywood, të gjithë të famshmit ia kanë kthyer shpinën gruas së tij.

Ka arritur në 40 numri i femrave që e akuzojnë Weinsteinin për abuzime seksuale (People)

Edhe pse e ka braktisur producentin e famshëm dhe u ka kërkuar falje të gjitha viktimave të burrit të saj, ajo ka mbetur pa miq.

Lexo po ashtu Harvey Weinstein e ka ndihmuar Bill Clintonin gjatë aferës Lewinsky

Mediat amerikane raportojnë se së shpejti, bukuroshja 41-vjeçare mund të mbetet edhe pa kompaninë dhe pa para.

Georgina e ka braktisur burrin e saj dhe u ka kërkuar falje viktimave të tij (Celeb)

Kjo për faktin se, sipas thashethemeve, Weinstein përveçse i ka keqtrajtuar seksualisht aktoret hollivudiane, i ka detyruar ato që të veshin kreacione të gruas së tij nëpër evenimentet e mëdha.

Për më shumë, përveç klientëve dhe miqve, Georgina do të mbesë edhe pa punëtorë.

Rita Ora ka qenë një prej klientëve të saj (RCFA)

“Të punësuarit po largohen vet nga shefja e tyre. Të gjithë duan të ikin nga anija që po fundoset. Ndërsa aktoret nuk duan më as të dëgjojnë për këtë brend, e as njerëzit e zakonshëm. Po ashtu, nuset nuk duan t’i blejnë fustanet martesore nga kreacionet e saj”, ka thënë një burim për People.

Ndryshe, edhe para skandalit seksual, ajo është kritikuar se suksesin në skenën e modës e ka arritur falë lidhjeve të forta të Weinsteinit në industrinë filmike.

Lexo po ashtu Weinsteini është akuzuar nga 32 aktore për abuzim seksual, disa prej rrëfimeve të tyre (Foto)

Ekspertët parashikojnë se brendi nuk do të mbijetojë pa para dhe mbështetje.

Në evenimente të ndryshe, Rita i ka veshur fustanet e brendit Marchesa (Glamour)

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ka qenë një prej klientëve të brendit Marchesa. /Telegrafi/