Brendi i njohur Marchesa dhe pronarja Georgina Chapman ndodhen në krizë serioze.
Nga momenti i plasjes së skandalit seksual të Harvey Weinstein, i cili është akuzuar për përdhunime dhe abuzime seksuale në Hollywood, të gjithë të famshmit ia kanë kthyer shpinën gruas së tij.
Edhe pse e ka braktisur producentin e famshëm dhe u ka kërkuar falje të gjitha viktimave të burrit të saj, ajo ka mbetur pa miq.
Mediat amerikane raportojnë se së shpejti, bukuroshja 41-vjeçare mund të mbetet edhe pa kompaninë dhe pa para.
Kjo për faktin se, sipas thashethemeve, Weinstein përveçse i ka keqtrajtuar seksualisht aktoret hollivudiane, i ka detyruar ato që të veshin kreacione të gruas së tij nëpër evenimentet e mëdha.
Për më shumë, përveç klientëve dhe miqve, Georgina do të mbesë edhe pa punëtorë.
“Të punësuarit po largohen vet nga shefja e tyre. Të gjithë duan të ikin nga anija që po fundoset. Ndërsa aktoret nuk duan më as të dëgjojnë për këtë brend, e as njerëzit e zakonshëm. Po ashtu, nuset nuk duan t’i blejnë fustanet martesore nga kreacionet e saj”, ka thënë një burim për People.
Ndryshe, edhe para skandalit seksual, ajo është kritikuar se suksesin në skenën e modës e ka arritur falë lidhjeve të forta të Weinsteinit në industrinë filmike.
Ekspertët parashikojnë se brendi nuk do të mbijetojë pa para dhe mbështetje.
Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ka qenë një prej klientëve të brendit Marchesa. /Telegrafi/