Site icon Telegrafi

“Të gjithë meshkujt mbi 16 vjeç, duart lart”, ushtarët izraelitë shtien në ajër – urdhërojnë palestinezët të dalin në oborrin e spitalit

AFP ka njoftuar se dhjetëra ushtarë izraelit duke shtënë në ajër, kanë urdhëruar banorët e Rripit të Gazës që ishin strehuar në spitalin al-Shifa që të dorëzohen.

“Të gjithë meshkujt nga 16-vjeç e më të vjetër që ngritin duart lartë dhe të dalin nga ndërtesa dhe të dorëzohen”, kishin urdhëruar ushtarët izraelitë përmes altoparlantit që dëgjohej duke folur në gjuhën arabe, transmeton Telegrafi.

Qindra të rinj menjëherë dolën nga njësi të ndryshme të kompleksit gjigant të spitalit në pjesën perëndimore të Rripit të Gazës, që izraelitët e kanë rrethuar me tanke dhe po përleshen me militantët e Hamasit dhe ata të Xhihadit Islamik.

Të dyja këto  organizata, Izraeli, SHBA dhe BE-ja i konsiderojnë organizata terroriste. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 2.300 persona, përfshirë pacientë gjenden në spitalin e rrethuar prej ditësh.

Lexo po ashtu Erdogan: Izraeli është shtet terrorist

Siç pretendojnë mjekët dhe organizata ndërkombëtare joqeveritare, të gjithë persona që gjenden brenda rrezikohen të vritet sepse në afërsi po zhvillohen luftime.

Në orët e para të mëngjesit, palestinezët u rreshtuan me duart e ngritura lart në oborrin e spitali që së fundmi ishte shënjestruar nga artileria.

Mijëra njerëz kanë mbetur në kompleks të spitalit me duart e ngritura, e disave ushtarët izraelitë ua kanë zhveshur edhe rrobat.

Duke lëvizur nëpër reparte të ndryshme të spitalit al-Shifa, ushtarët kanë shtënë në ajër – duke u futur nga njëra dhomë në tjetrën. /Telegrafi/

Exit mobile version