Tashmë në Spanjë e bëjnë të kryer kalimin e Kylian Mbappes te Real Madridi.
Marca raportoi gjatë të hënës se lojtari francez ka nënshkruar me Los Blancos deri në vitin 2029.
Ai do të fitojë shumë më pak se sa te Paris Saint-Germain, duke marrë vetëm mbi 20 milionë euro në sezon përfshirë edhe bonuset.
Por, kush ishte njeriu që i realizoi të gjitha negociatat me kampion e lojtarit 25-vjeçar?
Ndoshta të gjithë e mendojnë se ai mund të jetë presidenti Florentino Perez, por nuk është ashtu.
Njeriu që e ka realizuar gjithë këtë operacion dhe që konsiderohet si dora e djathtë e Perezit është drejtori sportiv, Jose Angel Sanchez.
Mbappe do të nënshkruajë kontratën pesëvjeçare, me një bonus deri në 50 milionë euro. /Telegrafi/