Jose Mourinho ka promovuar plot 17 futbollistë të rinj në kohën sa ishte trajner i Real Madridit.
Trajneri portugez është kritikuar shumë se luan me futbollistë të përgatitur, dhe se nuk i jep shumë hapësirë talenteve të rinj.
Por, sipas një publikimi të gazetës së njohur spanjolle, Marca, del e kundërta, pasi Mourinho ka promovuar mjaftueshëm futbollist të rinj në kohën e tij te ‘Mbretërit, transmeton Telegrafi.
Sipas publikimit të Marcas, del që portugezi me të vërtetë është një ‘Special One’, pasi plot 17 lojtar të rinj kanë debutuar me të. /Telegrafi/
Më poshtë Telegrafi u sjell listën prej 17-të futbollistëve që debutuar me Mourinhon dhe skuadrat ku tani ata gjinden:
1.Jesus Fernandez (2011) – Skuadra aktuale: Cadiz
2.Joselu (2011) – Skuadra aktuale: Deportivo La Coruna
3.Jese (2011) – Skuadra aktuale: Las Palmas
4.Jorge Casado (2011) – Skuadra aktuale: Zaragoza
5.Pacheco (2011) – Skuadra aktuale: Alaves
6.Jose Rodriguez (2012) – Skuadra aktuale: Malaga
7.Cheryshev (2012) – Skuadra aktuale: Villarreal
8.Omar Mascarell (2013) – Skuadra aktuale: Eintracht Frankfurt
9.Diego Llorente (2013) – Skuadra aktuale: Malaga
10.Juan Carlos (2010) – Skuadra aktuale: Malaga
11.Mateos (2010), Skuadra aktuale: Orlando Ciy
12.Adan (2010) – Skuadra aktuale: Real Betis
13.Sarabia (2010) – Skuadra aktuale: Sevilla
14.Alvaro Morata (2010) – Skuadra aktuale: Real Madrid
15.Alex Fernandez (2011) – Skuadra aktuale: Elche
16.Nacho (2011) – Skuadra aktuale: Real Madrid
17.Tomas Mejias (2011) – Skuadra aktuale: Rayo Vallecano