Sigal Prishtina dhe Bashkimi janë finalistë të sivjetmë të IP Superligës së Kosovës në basketboll dhe përmes ndeshjeve ‘play-off’ të finales do të luftojnë për trofeun e edicionit 2017/2018.
Seria finale do të fillojë nga e shtuna në orën 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet. Skuadra që i regjistron tri fitore shpallet kampion.
Për të arritur në finale, bardhekaltrit e mposhtën Golden Eagle Yllin, ndërsa prizrenasit fituan ndaj Rahovecit.
Ndërsa para se të shpallet kampioni i sivjetmë, të rikujtojmë skuadrat që e kanë fituar titullin në vitet e pasluftës. Natyrisht se Prishtina e dominon listën.
Më poshtë është lista e fituesve të titullit të Kosovës që nga paslufta e publikuar nga faqja zyrtare e FFK-së:
1999/2000 Trepça
2000/2001 Trepça
2001/2002 Prishtina
2002/2003 Prishtina
2003/2004 Dukagjini
2004/2005 Mabetex
2005/2006 Prishtina
2006/2007 Prishtina
2007/2008 Prishtina
2008/2009 Prishtina
2009/2010 Prishtina
2010/2011 Prishtina
2011/2012 Trepça
2012/13 Peja
2013/14 Prishtina
2014/15 Prishtina
2015/16 Prishtina
2016/17 Prishtina
Kush do të shpallet kampion për sezonin 2017/2018? Pritet të shihet nëse do ta mbrojë Sigal Prishtina titullin apo Bashkimi do të shpallet kampion për herë të parë. /Telegrafi/