Site icon Telegrafi

“Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska”, vendosen pamflete kërcënuese në veri – Prokuroria inicion rastin

Disa pamflete me mbishkrime kërcënuese janë shfaqur mbrëmjen e së enjtes në veri të vendit.

Në pamfletet e vendosura nëpër vende të ndryshme në Zubin Potok, Mitrovicë, Zveçan e Leposaviq shkruhet: “Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska, ju okupatorë në ne zgjoni egërsinë, ju presim në veri”.

Lidhur me këtë zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani për Telegrafin ka konfirmuar se në disa lokacione janë hasur disa pamflete me përmbajtje të urrejtjes.

Ai tha se me urdhër të Prokurorisë Speciale rasti është iniciuar si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.

“Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi has në pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale rasti iniciohet si ‘Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes’ “, ka thënë Elshani.

Ai po ashtu tha se nuk kanë ndonjë person të dyshuar dhe të arrestuar.

“Nuk kemi të dyshimtë e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha ndër të tjera Elshani. /Telegrafi/

Exit mobile version