Site icon Telegrafi

Të gjithë ishin të fiksuar me belin e saj, por Kim Kardashian tregon pasojat në trupin e saj nga korseja e ngushtë

Kim Kardashian (Foto: EPA-EFE)

Kim Kardashian (44 vjeçe) zbuloi prapaskenat se sa e dhimbshme ishte veshja e fustanit që zgjodhi për ‘Met Gala’, i cili tërhoqi vëmendjen e mediave për dizajnin e tij ekstrem.

Gjegjësisht, në episodin e ri të sezonit të gjashtë të spektaklit “The Kardashians”, ylli i reality show-t ndau detaje nga eksperienca e saj me një korse speciale Maison Margiela, e cila i shkaktoi probleme serioze për shkak të ngushtimit në bel.

Gjatë xhirimeve të shfaqjes në New York, Kim vizitoi stilistin e famshëm John Galliano, i cili i tregoi një korse që, siç e përshkroi ajo më vonë, ishte “arti i frymëmarrjes”. Ndërsa ekspertët ishin të shqetësuar për pasojat e mundshme negative për shëndetin e saj, Kim pranoi se ndihej jashtëzakonisht e pakëndshme në të, veçanërisht pasi doli në tapetin e kuq.

Kardashian zbuloi se pas mbërritjes në Met Gala, ajo planifikoi të largohej nga eventi sepse ndihej jashtëzakonisht jo rehat për shkak të korsesë së saj të ngushtë. Megjithatë, legjenda e modës Anna Wintour e bindi atë të qëndronte më gjatë. Kur më në fund ajo shkoi drejt makinës.

Kim ishte afër të hidhej, prandaj kërkoi urgjentisht ndihmë nga stilisti i saj për të hequr korsenë, gjë që nuk ishte e lehtë. “Nuk kam ndjerë kurrë kaq shumë dhimbje në jetën time”, pranoi Kim, duke shtuar se ndihej klaustrofobike dhe sikur nuk mund të merrte frymë.

Kim Kardashian (Foto: EPA-EFE)

Ata përfundimisht arritën t’ia hiqnin korsenë, por shenjat në shpinë mbetën të dhimbshme dhe të dukshme. Edhe pse ka pasur disa momente të sikletshme për shkak të këtij momenti mode, Kim nuk është penduar për zgjedhjen e saj.

“Kjo jam unë. Nëse dukesh mirë, ia vlente e gjitha”, përfundoi Kim, duke konfirmuar se është gjithmonë e gatshme të sakrifikojë për pamjen dhe stilin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version