Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka thënë se Joao Felix duhet të vazhdojë të përmirësohet pas debutimit mbresëlënës kundër Getafes.
Los Rojiblancos e nisën me fitore (1-0) edicionin e ri në La Liga, ndërsa vëmendja e futbolldashësve ishte te transferimi rekord (126 milionë euro) i klubit nga kryeqyteti spanjoll.
Dhe 19-vjeçari nuk zhgënjeu në paraqitjen e tij, porse Simeone preferon ta mbajë me këmbët në tokë duke theksuar se ai duhet të angazhohet shumë në stërvitje që të zhvillohet më tepër si lojtar.
“Ndeshja e parë kampionale nuk është e lehtë. Është e komplikuar. Luajtëm ndaj një ekipi që lëviz shumë mirë taktikisht në mbrojtje”.
“Ata nuk i lanë hapësira në pjesën e parë, në mënyrë që të avanconte lojën e tij. Mirëpo, individualisht, ai e tregoi fuqinë që ka dhe shpresoj që këto situata të shfaqen më shpesh. Ai duhet të vazhdojë të përmirësohet”, është shprehur Simeone. /Telegrafi/
https://youtu.be/f2vGDeimQ-4