Site icon Telegrafi

Të gjithë flasin për fizikun dhe cilësitë si futbollist – por Adama Traore ka edhe intelektin, ai i flet gjashtë gjuhë të ndryshme

Adama Traore (Foto:Instagram/adamatrd37)

Adama Traore nuk ka nevojë për punë të re, pasi është duke shkëlqyer si futbollist dhe vlera e tij është në rritje.

Mirëpo, në rast se do të kishte nevojë për punë të re, me shumë lehtësi, ai do të mund të bëhej përkthyes, sepse i flet gjashtë gjuhë.

Lexo po ashtu Nëntë futbollistët që arritën të formonin një trup të mahnitshëm – Nga Ronaldo te Adama Traore, Hulk dhe Rashford

23-vjeçari flet spanjisht (gjuhën amtare), anglisht, portugalisht, frëngjisht, gjuhën katalane dhe gjuhën bambara (gjuha e Malit, prej nga janë prindërit e tij).

“I shfrytëzoj shpesh dhe njerëzit më thonë se mund të bëhem përkthyes. Më ka mbetur ta mësoj edhe gjuhën kineze dhe me kaq mbaron”, ka thënë Traore për Daily Mail.

Spanjolli është lojtar i Wolverhampton Wanderers në Angli, ndërsa për të interesohen klubet e mëdha që mund ta blejnë mbi 90 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version