Site icon Telegrafi

Të gjithë e presin Nikolla Gruevskin para burgut të Shuto Orizares

Mediat sonte janë para hyrjes kryesore të burgut të Shuto Orizares, ku pritet që sonte të paraqitet ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Ai duhet të fillojë me mbajtjen e dënimit prej dy viteve burgim për rastin “Tanku” për blerjen e mercedezit luksoz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilli Penal sot pasdite ja vërtetoi Gruevskit vendimin e gjykatësit për zbatimin e sanksioneve për dënim me burg. Vendimi ju është dërguar palëve ndërsa bëhet ekzekutive menjëherë pasi që vendimi pranohet.

Lexo po ashtu Gjyqtarët për herë të dytë refuzojnë ankesën e Gruevskit për anulimin e shkuarjes së tij në burg

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se Gruevski është nën përndjekje politike./Telegrafi/

Exit mobile version