Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte gjyqtari kosovar, Genc Nuza.
Ai ka rrëfyer shumë histori interesante dhe të padëgjuara më parë.
“Normalisht si çdo fëmijë edhe unë pata filluar me futboll”, ka filluar rrëfimin e tij Nuza në “Arena e Yjeve”.
“E mbaj mend që në vitin 1998 kam filluar stërvitjet e para. Babai më kishte dërguar të regjistrohesha në klubin 2 Korriku”.
“Stërvitjet i bënim në shkollë “Iliria”. E mbaj mend trajnerin Luan Tufaj dhe stërvitesha sio 8-9 vjeçar dhe më pas filloi lufta…”, ka vazhduar Nuza me rrëfimin e tij.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/