Kompania BMW Abu Dhabi në sallonin e saj është duke ekspozuar modelin e modifikuar BMW i8.
Për modifikimin e këtij modeli është përkujdesur kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, AC Schnitzer, transmeton Koha.net.
Ky Coupe sportiv plug-in hibrid vjen me rrotat AC Schnitzer me diametër prej 21-inç, eksterier me ngjyrë të bardhë kristale dhe aerodinamikën Aachen nga fibra të karbonit (spoiler i përparmë, pragjet, spoiler i pasmë).
Ky BMW i8 ka kapacitet standard në total prej 362 kuajfuqi, ndërsa shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 4 sekonda.