Tradhtoni pizhamet, hiqni të gjitha rrobat dhe fleni krejtësisht lakuriq. Sot është Dita Botërore e Gjumit, dita ku i festojmë mrekullitë e gjumit dhe mësojmë si të përfitojmë më shumë nga ai.
Por një nga ndryshimet më të thjeshta që mund t’i bëjmë për të përfituar nga gjumi është të flejmë krejtësisht lakuriq, transmeton Telegrafi.
Sipas hulumtimeve, 23% e të gjithë britanikëve flejnë lakuriq.
Të fjeturit lakuriq nënkupton se trupi është në gjendje më të ftohët gjatë natës, gjë e cila është e rëndësishme sepse nxehja e tepërt është shkaktar i zakonshëm i gjumit jo-kualitativ.
Temperatura e lartë e trupit gjatë gjumit për vetëm 3-4 shkallë i ndryshon lëvizjet e valëve të trurit, e zvogëlon sasinë e kohës që e shpenzoni në fazën REM të gjumit, i rritë shanset për t’u zgjuar gjatë natës nga gjumi, etj.
Ekspertët gjithashtu shtojnë se nuk duhet të brengoseni për të fjetur lakuriq gjatë dimrit përderisa temperatura e dhomës suaj është mes 18 dhe 24 gradëve celsius.
Disa nga përfitimet që i sjell fjetja lakuriq janë këto:
– Humbjen e peshës
– E përmirëson sterilitetin te meshkujt
– E zvogëlon rrezikun e infeksioneve të lëkurës
– E përmirëson lidhjen mes dy personave. /Telegrafi/