Telegrafi

“Të gjithë duam që Messi të vijë në PSG!” – Paredes i bashkohet thirrjes së Neymarit për transferimin e yllit argjentinas

Leandro Paredes ka përsëritur thirrjet e Neymarit për Lionel Messin për të bërë një lëvizje në Paris Saint-Germain, me mesfushorin argjentinas që shpreson të bashkohet me një tjetër bashkëvendës në Parc des Princes.

Neymar befasoi të gjithë pas ndeshjes së fituar të PSG-së ndaj Manchester Unitedit duke thënë se dëshiron ribashkimin me Messin.

Deklaratat e tij bënë bujë të madhe pasi nuk dihej nëse Neymar do të rikthehet në Camp Nou ose nëse Messi do të transferohet te PSG.

Lexo po ashtu Neymar dëshiron të ribashkohet me Messin sezonin e ardhshëm

Megjithatë, thirrjes së yllit brazilian i është bashkuar edhe Paredes, i cili shpreson të luajë me bashkëvendësin e tij, Messin, në Parc des Princes.

“Messi te PSG? Shpresoj që po, të gjithë duam që ai të vijë, por do të jetë vendimi i tij”, ka thënë fillimisht Paredes për ESNP.

“Ne kemi një skuadër të pabesueshme, lojtarë të mirë, njerëz të mirë, ne e shfrytëzojmë këtë”.

“Siç e kam thënë, shpresoj që Leo të marrë vendimin më të mirë për të, por ne do ta presim krahëhapur”, përfundoi mesfushori argjentinas.

Ndryshe, Messi është lidhur edhe me një transferim te Manchester City dhe Interi. /Telegrafi/