Spektakli i natës së sotme (e shtunë) nisi më ndryshe në Big Brother VIP Albania.
Një koreografi dhe një këngë të cilat banorët i kishin përgatitur brenda në shtëpi për 100 ditët që kaluan brenda, e sollën si performancë, në studion e Big Brother.
Të gjithë banorët u mblodhën në mes të studios, pikërisht aty ku Ledioni zakonisht drejton emisionin, dhe filluan të gjithë duke kërcyer dhe duke kënduar.

Graciano, i cili është balerin profesionist, shihet duke e drejtuar koreografinë me mjeshtri, duke shfaqur edhe njëherë talentin e tij.
Po ashtu vëmendja ishte edhe te Romeo, i cili udhëheqte grupin në të kënduar.
Diçka që nuk ishte e lejuar ta bënin, ishte të mos takonin ish-banorët, të cilët janë zakonisht të ftuar aty çdo spektakël,por banorët prapëseprapë nuk respektuan këtë rregull. /Telegrafi/
