Në ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, dihet botërisht se shoferët ngasin në mënyrë të vrazhdë dhe aksidentet e përditshme janë pjesë e jetës, dhe nuk merren edhe aq shumë seriozisht.
Dhe kështu edhe policia të lodhur nga veprimet e pamatura të shoferëve të papërgjegjshëm, kanë gjetur metoda të pazakonta për t’i ndaluar ata që ngjajnë shumë me skenat e filmit “Mad Max”, transmeton Telegrafi.
Një video e publikuar javë më parë, shfaq metodën paksa të vrazhdë të policisë që e aplikon për ndalimin e shoferëve që ngasin shpejtë.
Aty mund të shihet se si ata e godasin me veturë një motoçiklistë, që nuk dëshironte të ndalej përkundër paralajmërimeve të shumta.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qytetin Talin të Estonisë, ndërsa veprimi i policisë është kritikuar mjaft për faktin se rrezikon jetën e ngasësve. /Telegrafi/