Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja jonë po vazhdon me koncerte anembanë globit gjersa së shpejti do të jetë edhe në Prishtinë.
Së fundi, zeshkania duket se është munduar ta sfidojë gravitetin, e cila gjë ka bërë të tërheq vëmendjen e shumë qytetarëve.
Në fakt, bukuroshja është fotografuar në ulëset pritëse të një aeroporti teksa ka pozuar sikur po qëndron në ajër.
Ajo me këtë rast ka kufizuar në imazh personat që e shikojnë në mënyrë të çuditshme, ndërkohë nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj poze të publikuar në Instagram.
Lipa do të jetë e pranishme gjatë javës së ardhshme në kryeqytetin e Kosovës, ku do të performojë në festivalin muzikor “Sunny Hill”.
Ndryshe, 22-vjeçarja krahas koncerteve po vazhdon të punojë edhe në projekte të reja muzikore. /Telegrafi/